Nderrojne jete 4 paciente nga koronavirusi | Lajme - News

2020-08-01 0

Janë mbi 60 vjeç 4 pacientët që ndërruan jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Genta Qirjako e Institutit të Shëndetit Publik tha se viktimat kishin sëmundje të tjera dhe prej disa kohësh qëndronin të intubuar në Spitalin Infektiv.

?Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid-19?.

Në total janë 83 viktima, ndërkohë që edhe numri i të infektuarve ka shënuar rritje me 93 raste të reja, ku bie në sy shtimi i tyre në Tiranë.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive?.

Alarmante paraqitet situata në shërbimin infektiv, ku nuk mungojnë as moshat e reja.

?Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja?.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht rezultojnë aktivë me Covid-19, 1401 persona, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/